Hipertensioni - Keshilla dhe kura nga mjeku popullor

Rregulla per te mos nxitur semundjen
- Stresi krijon nje dominante ne sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit ne veshka, e per pasoje çon ne ngushtimin e eneve te gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Nje personi qe ka probleme me hipertensionin i rekomandohet perdorimi i ushqimeve me perberje te ulet yndyrash te ngopura, yndyrash ne total dhe kolesteroli. Kjo perfshin konsumin e sa me shume zarzavate, frutave dhe bulmet pa yndyre. Ne u rekomandojme ketyre personave te ndjekin nje diete sa me te pasur ne fruta, zarzavate dhe drithera.
- Personat me hipertension duhet te kene kujdes gjate dimrit, per shkak te se ftohtit, por dhe luhatjeve te theksuara te temperaturave. I ftohti ngushton enet e gjakut dhe rrit tensionin.
- Prandaj ketyre pacienteve u rekomandohet te jene korrekt ne marrjen e ilaçeve dhe te kene kujdes me menyne dhe stilin e jetes. Te semuret duhet te eliminojne daljet ne ditet shume te ftohta, te dalin vetem gjate oreve te ngrohta dhe te vishen mire.
Ilaçet Popullore
1. MJALTI
Mjalti prodhon rezultate efektive kur perdoret per plaget sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) qe te mbron nga infeksionet. Gjithashtu hiqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen “edema” ose fryrjen pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.
2. GARCINIA CAMBOGIA
Ekziston nje bime e kuqe, e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune çamçakezi per te mbajtur te shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi, gjithashtu perdoret si erez ne gatim, sidomos ne gjellet e famshme indiane “Keri”. Ne disa vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual).
Ne Kine perdoret ne diabetin tipi 2, ne disa semundje melçie dhe per parazite.
3. KURA PER ULCEREN
a) Lule Basani eshte nje nga bimet me te rendesishme qe rekomandohet per kurimin e ulceres ne stomak.
Çaji i perfituar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret çdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar
b) Perzierja e majdanozit, Gremit dhe mustaqeve te misrit.
Lengu i perftuar nga keto bime pihet per 5-6 dite. Pas kesaj perzihet nje luge piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe veze e rrahur.
Me kete perzierje behen hape, te cilat pihen nga 3 ne dite. Edhe ky mjekim perseritet per 6 dite radhazi.
4. HURDHA
N.q.s keni kolesterolin e larte, çdo mengjes rekomandohet te pertypni gjysme boçe hurdhe.
5. N.q.s vuani nga mos tretja e ushqimit, zieni dy boçe hurdha ne 200 ml qumesht, kjo gje i rekomandohet dhe atyre qe vuajne nga azma.
Fruta – Ilaçe popullore per te mposhtur anemine
Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, çaj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
6. HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise.
7. KAROTA
Karota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilaç efikas te te semuret, qe vuajne nga anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
8. RREPA E KUQE
Te semureve u keshillohet pirja çdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marrin, gjithashtu, çdo dite 10 – 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 – 25 dite.
9. GJETHE HITHRE
Nje kure e efektshme eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese.
10. LULESHTRYDHJA
Ështe bime shumevjeçare me shije te hidhur ne te embel. Ne fitoterapi perdoren gjethet, rrenja dhe lulet. Gjethet e reja te kesaj bime jane mjaft te pasura me vitamine C, me kripen natyrore, e cila ben pastrimin e gjakut. Ne shume vende perdoret si sallate, sidomos per ata qe vuajne nga anemia. Luleshtrydhja permban glikozidet e hidhura, insulinen, taninet, vitaminen B, C dhe provitaminen A, shume minerale, ka perqindje te larte te kriperave te kaliumit, sidomos ne gjethe, karotenoide, proteine, pektinen, holinen etj.
11. FIKU
Ështe nje frut, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.
12. SHALQIRI
Nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve kafeje ne dite nga masa e perftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastike. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithe masa e krijuar zihet derisa te mpikset mire dhe pihet çdo dite.
13. FARA E ZEZE
Fara e zeze permban vaj acidik te pangopur, vaj me eter, vitamina dhe nje sere substancash te tjera te domosdoshme per organizmin. Tashme eshte vertetuar se vaji acidik i pangopur qe permban fara e zeze ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjine. Fara permban perafersisht 38% karbohidrate, 35% vajra te ndryshem, 21% albumin dhe pjesa tjeter perbehet prej me shume se njeqind substanca te ndryshme. Per t’u permendur jane: Vajrat acidike te pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.
14. QEPA
Vetite e qepes, hudhres, qepeve te njoma dhe preshit, njiheshin qe ne kohen e Hipokratit, gjithashtu perdoreshin tek Egjiptianet. Sot njihen nga mjekesia moderne per efektet kunder semundjeve te kancerit te stomakut, te kancerit te zorres se trashe, semundjet e zemres etj. Ne mjekesine popullore perdoret qepa e shtypur ose per kollen, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe ndihmon ne qarkullimin e pastrimin gjakut. Per t’u permendur jane dhe te gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe, lulelakra, te cilat kane te njejtat veti si qepa dhe hudhra ne luftimin e semundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave ne gjak.
15. Rrepa
Rrepat jane rrenje me ngjyre te kuqe. ato kane shije te embel dhe jane shume ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse me teper se çdo perime tjeter. Veçanerisht e shijshme eshte pjesa afer me lekuren mbuluese te rrepes. Efektet e rrepes jane te ngjashme me ato te spinaqit dhe te dyja keto bime jane te nevojshme e te dobishme per organizmin. Rrepat permbajne folat dhe bataine, dy lende ushqyese te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nivelit te gjakut, rindertojne arteriet e demtuara, zvogelojne rrezikun per semundjet e zemres etj.
16. LAKRA
Edhe pse mungon ne tryezen amerikane, kjo bime eshte mjaft e njohur dhe e perdorur ne dieten ditore, si ne Evrope ashtu edhe ne Azi. Mjafton te hash vetem nje mase te mjaftueshme lakre dhe me te ke marre rreth 22 kalori. Lakra permban perberes te cilet stimulojne prodhimin e enzimave ne organizem, te cilat realizojne prodhimin e radikaleve te lira dhe reduktojne rrezikun e kancerit. Lakra mund te hahet ashtu siç eshte e fresket, mund te gatuhet duke u ziere me kujdes apo te merret gjate ngrenies se produkteve ne fast food-e.
17. GUJAVA
Gujava eshte nje frut tropikal, pak i njohur ne vendin tone, por qe ka filluar te zere vend ne tryezen e shume vendeve evropiane. Ajo ka shije te embel, por edhe pak te athet, per vete sasine e paket te acideve trupore qe permban. Gujava permban sasi te larta likopeni, nje antioksidant i cili lufton kancerin e prostates. Ky frut tropikal si asnje prodhim tjeter bimor perfshin ne perberjen e tij edhe perberesit e domates dhe te limonit. Ne fakt 1 gote leng nga fruti gujava permban 688 mg potasium, nje sasi qe mund te gjendej te nje banane.
18. LAKRA ZVICERIANE
Bashke me te gjitha llojet e tjera te bimeve jeshile te shitura ne tregun e zarzavateve, ne tregun evropian dallohet edhe nje lloj tjeter bime jeshile, ne formen e gjethes se lakres. Kjo gjethe permban lende te nevojshme per mirefunksionimin e shendetit. Ne te gjenden perberes te ndryshem ushqimore, nder ta edhe betakaroteni. Ne lakren zvicerane gjenden kimikate te cilat mbrojne retinen e syrit, si dhe permban pigmente qe akumulohen dhe shfaqen ne retinen e syrit.
19. KANELLA
Kanella eshte nje nga aromat dhe erezat me te vjetra te njohura ne bote, e cila njihej per ndihmen qe jepte te burrat qe kishin probleme me stomakun, vetem nese perzihej me sheqer. Kanella ndihmon ne kontrollimin e nivelit te sheqerit ne gjak, nivelet e larta te te cilit perbejne rrezik per shfaqjen e semundjeve te zemres. Sipas studimeve, u zbulua se nese te semuret me diabet tipi-2 konsumojne kanelle per 6 jave, jo vetem ulin nivelin e sheqerit ne gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
20. PURSLANA
Edhe pse per FDA, Agjencine e Kontrollit te Ushqimeve ne bote, kjo bime perben nje bar te keq, nje lloj droge, ne shume vende te tjera perfshire Meksiken, Kinen dhe Greqine, kjo bime barishtore eshte shume e njohur dhe e perdorur. Purslana permban Omega-3, nje perberes i cili eshte shume i dobishem per semundjet e zemres. Shkencetaret shprehen se ne te permbahet 10 deri ne 20 here me shume edhe melatonina, nje antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
21. SHEGA
Lengu i sheges eshte pija me e preferuar per dekada te tera, ne vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar te jete edhe shume e kerkuar ne Amerike. Disa shkencetare izraelite kane zbuluar se burrat qe pine nje gote me leng shege ne dite, jo vetem mbrohen nga kanceri i prostates, por edhe rregullojne sistemin e tyre sistolik, punen e zemres dhe presionin e gjakut. Kater gota me nje leng te tille do te plotesonin 50 per qind te nevojave tuaja ditore per Vitaminen C. Keshtu ajo ndihmon jo vetem ne shume procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave ne organizem.
22. FARAT E FRUTAVE
Arrat e disa frutave ne mjaft raste jane jo vetem ngacmuese, por edhe te kujtojne shijen e frutit nga jane marre. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojne kohes, me farat e tyre nuk ndodh e njejta gje e tille, sidomos kur ato perpunohen dhe konservohen. Te tilla jane farat e kajsise, bajamet, frutat e ndryshme te thata, etj. Keto fara dhe fruta te thata permbajne antioksidante te cilat reduktojne nivelin e insulines rezistente ne gjak e cila mund te jete faktor rreziku per shfaqjen e diabetit.
23. KUMBULLA E THATE
Pse jane te shendetshme? Kumbullat e thara permbajne sasi te larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidante qe jane veçanerisht efektive ne luften kunder “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton demtime strukturale per qelizat dhe demtim i tille mendohet te jete shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si nje meze. Mbeshtillni nje cope te holle proshute rreth kumbulles se thare dhe ngulni nje kunj dhembesh. Piqeni per disa minuta ne furre derisa kumbulla te jete e bute dhe proshuta e thare.
24. LENGU I MOLLES
Te semuret nga zorra e trashe duhet te kene kujdes qe jashteqitja te mos jete e forte. Ata duhet te pine nga nje here ne dite nga nje gote komposto frutash. Te semuret eshte mire qe larjen ta bejne ne vaske ne pozicionin ulur, duke i shtuar ujit levore te bungut dhe kamomil. Por, per t u sheruar nga kalbja e zorreve, duhen ngrene qepe dhe hudhra te fresketa. Ne te gjitha rastet kur tek te semuret pezmatohen nga hemorroidet, u keshillohet qe te perdorin krundet e grurit ne supe apo ne gjelle, tri here ne dite, duke pasur kujdes qe ato te mos pervelohen, por te hidhen atehere kur serviret ushqimi ne tryezen e ngrenies. Krundet e grurit duhet te zevendesojne melmesat e tjera qe jane shume te demshme per hemorroidet. Melmesa me perberje te barishteve natyrore qe pergatitet e bluar, ka hekur dhe e permireson shendetin e te semureve. Perdorimi i kesaj melmese krijon lirimin e kapsllekut. Melmesa e tille nuk duhet te pervelohet, por te qitet ne supe apo ne gjelle ashtu e “gjalle” te perzihet dhe te hahet. Ngrenia e nje molle te embel para ushqimit liron zbrazjen e zorreve. Ata qe kane zorre pertace duhet te pine rregullisht tri here ne dite nga nje gote leng molle para ushqimit
25. TAMLAGJAKU (parandalon kancerin)
Tamblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lageshtire, eshte nje nder bimet me efektive qe ndihmon ne parandalimin e rritjes se qelizave te tumoreve dhe veçanerisht shfaqjes se kancerit te lekures. Studimet mjekesore tregojne se kjo bime, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses eshte perdorur per parandalimin e shfaqjes se kancerit ne lekure. Studimet me te fundit kane treguar se bima frenon rritjen e qelizave te tumoreve, per shkak te elementeve qe ajo permban. Sipas mjekeve, bima e fresket, kur keputet, ne vendin e prerjes nxjerr nje leng qumeshtor me ngjyre portokalli, shume i pasur me alkaloide. Fale kesaj perberjeje bari i tamblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit te tij vepron dukshem ne uljen e tensionit te larte te gjakut, shume shqetesues ky problem ne pjesen me te madhe te moshes se rritur. Ne keto raste mjeket keshillojne pirjen e lengut, por edhe te qendrojne per disa minuta shtrire. Nese ndiqen keshillat, shume shpejt do ta ndiejne veten mjaft mire. Ne saje te vetive kuruese, tamblagjaku keshillohet si qetesues e antispazmatik qe qeteson dhimbjet e melçise se zeze dhe si ndihmues ne zgjerimin e eneve te gjakut, duke permiresuar qarkullimin e gjakut ne organizem. Lengu i perftuar nga bima perdoret edhe ne rastet e te semureve me kolle dhe lehteson krizat e shkaktuara nga astma,
26. ÇAJ E AKULL(nervi shiatik)
Rreth 90 per qind e rasteve te te semureve, qe vuajne nga dhembjet e nervit shiatik, mund te lehtesohen me ane te masazheve dhe menyrave te tjera popullore. Vetem 10 per qind e tyre kerkojne nderhyrje te domosdoshme kirurgjikale. Keto jane raste kur i semuri vuan qe prej 6 muajve nga keto dhimbje ose mund ta kete lene pas dore mjekimin.
Per permiresimin e dhimbjeve te shpines dhe nervit shiatik, ekzistojne kura dhe çajra te ndryshme te rekomanduara nga mjeke popullore. Nje nga menyrat me te suksshme qe ka dhene rezultate ne lehtesimin e dhimbjeve eshte berja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet te behen çdo dite per 30 minuta çdo seance. Çdo i semure qe vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdoje masazhet per 15 dite. Per permiresimin dhimbjeve te nervit shiatik sherben edhe kura e perftuar nga perzierja e 100 grame jodio, 30 grame vaj gruri, 4 luge gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirine dhe nje kuti rozmarine te njome. Te gjitha keto perzihen se bashku ne nje ene dhe lihen ne qetesi per 5 ore. Pasi kjo perzierje ka marre trajten e pomades, behet masazhi i kembes per 15 deri ne 20 minuta, atje ku nervi shiatik eshte i ngacmuar. Kjo kure vazhdon per 7 deri ne 10 dite rresht. Menjehere pas perdorimit, ju do te keni mundesi te shihni edhe efektet pozitive te kesaj kure.
27. SHEREBELA (asma)
Çaji i sherbeles sherben jo vetem si freskues gjate diteve te nxehta, por ne mjekesine popullore ndihmon edhe ne lehtesimin dhe parandalimin e semundjeve te shumta. Ne mjekesine alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbeles u jep nje ndihmese te madhe te semureve, qe vuajne nga tuberkulozi. Ne gjethet e bimes ndodhet nje fitoncid aktiv, qe lufton kete semundje te rrezikshme. Mjeket rekomandojne pirjen e tre gotave çaji te sherbeles çdo dite te embelsuar me mjalte, pasi ndihmon ne lehtesimin e semundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft te mira edhe ne semundjet, qe mund te prekin melçine e zeze dhe temthin. Melçia eshte organi qendror i gjithe metabolizmit dhe gjendra me e madhe e trupit. Detyrat me te rendesishme te saj jane prodhimi i proteinave te rendesishme per jeten dhe perpunimin e pjeseve perberese te ushqimit. Ne melçi behet prodhimi i lengut te temthit, tretja dhe eliminimi i produkteve te metabolizmit te trupit, si dhe e helmeve. Kjo eshte dhe arsyeja perse funksionimi sa me mire i saj eshte shume i rendesishem. Per parandalimin dhe qetesimin e semundjeve te melçise mjeket keshillojne te pihet 3 here gota ne dite çaj sherbele.
28. ALO E VERA DHE MJALTË
Lengu i bimes Aloe Vera eshte mjaft i mire per te gjithe ata qe jane te semure nga leuçemia. Aloe Vera ka dhene efekt te mire ne infeksionin ne gjak. Per pergatitjen e kures nevojiten 900 gr leng nga kjo bime dhe 100 gr mjalte. Masa e perftuar duhet te pihet 3 here ne dite nga 100 grame per çdo vakt. Mjekimi me kete kure duhet te zgjase 2 deri ne 3 muaj. Edhe Aloe Vera ne forme xheli sherben per kurimin e semundjes. Xheli perzihet me 300 grame vodka. Lihen ne qetesi per 5 ore dhe dhe pihet 3 here ne dite nga 50 miligrame para buke. Kura vazhdon per 2 muaj me radhe deri ne permiresim te dukshem te shendetit. Nje tjeter kure eshte edhe perzierja e veres me Lule Basani. Kjo kure ka dhene rezultate te mira, por paralel me kete duhet te merrni bri kau, qe duhen djegur deri sa te mbetet hiri.
29. DAFINA DHE CIGORE (pankreasi)
Dafina eshte nje nder bimet e shumta, qe perdoret per te lehtesuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.
Bimet mjekesore
Pjeset qe perdoren jane gjethet, te cilat pasi grimcohen mund te perzihen me levoret e portokallit edhe keto te grimcuara. Se bashku hidhen ne nje ene ku me pare eshte shtuar nje gote me uje te valuar. Kjo mase lihet per 10 minuta dhe me pas kullohet dhe embelsohet sipas deshires. Nga kjo perzierje pihen 2 deri 3 gota ne dite. Ky çaj permireson edhe tretjen sa me mire te ushqimit ne pankreas. Edhe bima e çikores perdoret per kete semundje. Gjethet ose rrenjet e grimcuara te kesaj bime zihen ne nje ene me uje. Çaji i perftuar kullohet dhe pihet 2 deri ne 3 doza te tilla ne dite. Ky mjekim e gjalleron organizmin, permireson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikezes se temthit te pankreasit dhe jashteqitjen pa acaruar aparatin tretes.
30. PESHKU (kujtesa)
Vazhdimisht eshte vene re se njerezit, qe perfshijne ne dieten e tyre shume peshk, jane me te mbrojtur nga semundja e Alcajmeri, ose me pak ne rrezik per t u prekur nga kjo semundje. Ekspertet e shpjegojne kete me pranine e acideve yndyrore te llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjate nje studimi mbi vlerat e ketyre acideve, shkencetaret moren ne shqyrtim 200 paciente me Alcajmer dhe per efekt studimi i ndane ata ne dy grupe. Grupit te pare iu dha Omega 3 ne forme tabletash çdo dite, ndersa grupit tjeter vetem Placebo. Pas 6 muajsh, shkencetaret pane se disa paciente qe moren Omega 3, ndjeheshin me mire dhe semundja e tyre kishte perparuar me ngadale sesa tek pacientet e tjere, qe kishin marre vetem tableta te embla ose placebo
31. LULE PJESHKE (bajamet)
Shumica prej nesh e ka provuar se çfare do te thote te te dhembin bajamet. Ne te shumten e rasteve ato shkaktohen nga semundje te tjera, siç eshte gripi ose ftohja. Megjithate, nuk duhet te shqetesohemi, pasi mjeket popullore e kane gjetur kuren e kesaj semundjeje. Per pergatitjen e mjekimit te inflamacionit te bajameve, nevojiten 15 deri 30 grame lule pjeshke, qe me pas duhen zier ne 500 ml uje. Kjo mase pihet ne forme çaji ose perdoret si gargare. Per kete qellim perdoret edhe pluhuri i luleve te thara e te imtesuara te pjeshkes, i cili merret me maje te luges per çdo perdorim.
32. ÇAJI I KINFUSHËS (Melçia)
Bari i kinfushes ne bujqesi konsiderohet si nje prej barerave te keqija dhe veshtireson punen e fermerit. Por ne mjekesine popullore, per shkak te elementeve kurative qe ajo permban, jep nje ndihmese te madhe ne sherimin e semundjeve te ndryshme.
Nje rol te rendesishem luajne lulet e bimes ne lehtesimin e semundjes se sheqerit. Kjo semundje karakterizohet nga çrregullimi ne kembim te karbohidrateve, si pasoje e pamjaftueshmerise se prodhimit te insulines. Kjo sjell ngritje te sasise se sheqerit ne gjak dhe nxjerrjen e tij me ane te urines. Ne kete rast mjeket popullore keshillojne pirjen e çajit te perftuar nga lulet e bimes 2 here ne dite. Ne saje te heterocideve te hidhura dhe te substancave te tjera qe ajo permban, bari perdoret per te shtuar lengun e stomakut dhe per te permiresuar oreksin. Rezultate mjaft te mira kjo bime jep edhe per te lehtesuar dhimbjet e stomakut
33. BIMËT E LIRIT (djegiet)
Bima e lirit eshte nder me te njohurat, qe ka dhene rezultate ne mjekimin e plageve, edhe kur ato shoqerohen me qelb dhe kore. Per kete qellim perdoren farat e bimes, te cilat jane te pasura me mucilagjene, pektine, vaj, enzima. Per pergatitjen e brumit me farat e lirit keshillohet qe me pare te njomen me uje te ngrohte dhe te valohen derisa perzierja te kthehet ne brume. Masa e perftuar mbeshtillet ne nje fasho dhe vendoset mbi plage. Ky mjekim ndihmon ne qetesimin e dhimbjeve, por edhe ne lengezimin e daljen e qelbit. Nje menyre tjeter eshte edhe larja e pjeses se infektuar disa here ne dite me lengun e perftuar nga gjethet e bimes. Farat e lirit, ne saje te mucilagjeneve, qe kane ne cipen e jashtme, bejne te mundur zgjerimin e zorreve dhe ndihmojne ne daljen jashte te lendeve te panevojshme. Çaji i perftuar prej bimes ka dhene efekte pozitive ne kurimin e kapsllekut pa acaruar aparatin tretes. Per kete qellim keshillohet
34. LENGU I LIMONIT (hipertensioni)
Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut, eshte lengu i limonit. Mjeket popullore rekomandojne lengun e perftuar nga shtrydhja e te pakten 4 kokrrave ne dite. Lengu mund te pihet ashtu siç eshte ose i embelsuar. Kura me limon keshillohet te zgjase per 2 muaj. Semundja e hipertensionit, eshte pasoje e çrregullimeve te funksioneve te aparateve nervore qendrore, qe marrin pjese ne rregullimin e presionit te gjakut. Por ajo mund te shfaqet edhe me rritjen e moshes si dhe prej semundjeve te veshkave. Shenjat e semundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, ne fazat fillestare, lekundet me ngritje e zbritje dhe me vone stabilizohet me shifra te ngritura. Me zhvillimin e metejshem te semundjes shfaqen dhimbjet e kokes, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit te pulsit si dhe dobesi e pergjithshme
35. SPINAQI (reumatizma)
Bima e sinapit para 300 vjetesh perdorej nga kinezet si erez per t’i dhene shije ushqimeve. Me pas nje mjek grek, pas eksperimenteve te kryera me te, zbuloi se sinapi mund te perdorej per lehtesimin e dhimbjeve te reumatizmes. Qe prej asaj kohe bima u be e njohur ne te gjithe boten.
Ne saje te esencave, qe lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur ne uje me temperature 25 deri 35 grade, lengu ka veti te irritoje dhe te skuqe lekuren. Per efektin qe jep ne lekure, sinapi ne forme banjash perdoret per te aktivizuar qarkullimin e gjakut. Ne kete menyre pakeson ose mund t’i largoje plotesisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i semundjes mund te behet ne dy menyra. Se pari, farat e sinapit pasi bluhen perftohet nje pluhur, i cili perdoret per te krijuar nje mase ne forme brumi dhe vendoset ne vendin ku ndihen dhimbjet. Farat permbajne vaj, proteina, mucilagje dhe ne saje te tyre ndihmojne ne skuqjen e vendit ku vendoset, duke lehtesuar dhe dhimbjen. Per pergatitjen e brumit nevojiten 50 grame miell sinapi, qe perzihen me uje gjysme te vakur 25 deri 35 grade dhe mbahet per 15 minuta ne vendin e dhimbjes. Me pare vendi ku vendoset masa, keshillohet te lyhet me vaj.
36. MURRIZI (zemra)
Murrizi, shume i njohur ne vendin tone, nuk eshte vetem nje shkurre, qe sherben si ushqim per kafshet, por edhe nje bime e pasur me substanca, te cilat ne mjekesine popullore ndihmojne ne parandalimin dhe lehtesimin e shume semundjeve. Murrizi ka veti te rralla dhe ndihmon ne lehtesimin e semundjeve te shumta, qe prek organin me te rendesishem te trupit, zemren. Bima eshte e pasur me lende vepruese. Permban substanca flavonike, adenine, adenosine, guanine, aminopurine, krategalaktone dhe derivate tritepenile. Çaji ndihmon edhe kur te semuret ndiejne dhimbje te zemres. Ne keto raste keshillohet qe, perveç pirjes se çajit, i semuri duhet te drejtohet patjeter per vizite te mjeku perkates. Rezultate te shkelqyera jep ky çaj edhe per te normalizuar goditjet e forta, qe peson ky organ. Ne keto raste keshillohet pirja e menjehershme e çajit per te shmangur pasojat e mevonshme te mundshme.
37. ROZMARINA, (lekura)
Te lash trupin me lengun e rozmarines i jep lekures shkelqim dhe mbron ate nga semundjet, qe mund ta prekin. Shume e rendesishme eshte larja e trupit me ujin e perftuar nga rozmarina ne stinen e veres, pasi duke i frekuentuar se shumti detin dhe pishinat, lekura eshte me e prirur ndaj infeksioneve. Papastertite e ujit dhe te reres mund te shkaktojne mykun ne lekure. Per pergatitjen e ujit nevojiten 50 grame gjethe rozmarine te thata dhe te grimcuara, te cilat hidhen ne 1 liter uje te nxehte. Kjo mase lihet ne qetesi per 30 minuta dhe me pas kullohet. Lengu i perftuar do te sherbeje per larjen e trupit dhe hidhet ne vasken e mbushur me uje 35 deri 38 grade. Keshillohet te qendroni ne ujin e pergatitur per 20 minuta dhe me pas keshillohet te behet nje ore pushim. Ështe mire qe banja me ujin e rozmarines te behet ne mbremje, perpara se te shkoni per te fjetur.
38. BAR BLETA (migrena)
Bar bleta eshte nje bime mjaft e njohur ne mjekesine popullore. Prej kohesh çaji i perftuar nga kjo bime ka ndihmuar ne parandalimin dhe lehtesimin e shume semundjeve.
Nje rol te rendesishem lulebleta luan ne qetesimin e dhimbjeve te migrenes. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje te forta te kokes dhe sidomos ne gjysmen e saj. Ne kete rast keshillohet te pihet menjehere nje got çaj barblete. Shume shpejt te semuret do shohin rezultatet e shkelqyera te bimes. Ky çaj ndihmon edhe ne parandalimin dhe qetesimin e semundjeve te shfaqura ne melçi.
RIGONI (guret ne temth)
Bima aromatike shpesh eshte me nuance te kuqe te dobet. Gjethet i ka te holla dhe ne forme vezake. Kercelli i rigonit ka gjithmone ngjyre te gjelber. Bima lulezon nga muaji qershor deri ne shtator dhe ka nje lartesi deri ne 15 centimetra. Gjendet ne ferra e pyje.
Permbajtja
Vetite e rigonit ne kurimin e semundjeve e kane bazen te perberesit e tij. Kjo bime eshte e pasur me vaj kariofilene, timolo, karvarkrolo dhe terpinine. Jane pikerisht keta komponente, qe i japin bimes vlera.
39. ÇAJI I KOPRES, (qumeshti i gjirit)
Bima e kopres, perveç shijes mjaft te mire qe jep ne gatime, ndikon dukshem edhe ne permiresimin e shendetit. Ne mjekesine popullore bima e kopres njihet qindra vjet me pare. Çaji i perftuar ka dhene rezultate te shkelqyera ne shkrirjen e gureve ne veshka. Mjeke popullore rekomandojne pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shume shpejt te semuret do te shohin rezultatet. Bima jo vetem qe ndikon ne veshka, por edhe ne rruget urinare dhe shkakton urinim te shpeshte, duke ndihmuar ne pastrim te organizmit nga helmet permes urinimit. Çaji i kopres ndihmon edhe ata qe vuajne nga anemia, apo siç i thone ndryshe, pagjakesia. Per sherimin e semundjes sherbejne farat e kopres, 1 luge kaçe dhe terfil. Dhjete grame nga kjo perzierje hidhen ne 350 miligrame uje te nxehte. Me pas kullohet dhe keshillohet te pihet 3 deri 4 gota ne dite.
40. HITHRA
Ne mjekesine popullore hithra njihet si mbreteresha e bimeve mjekesore, per shkak te efekteve te saj pozitive ne sherimin e disa semundjeve. Perdorimi i kesaj bime gjate periudhes se pranveres ndihmon ne pastrimin e gjakut dhe te te semuret me anemi. Ne kozmetike ndihmon kunder renies se flokut dhe zbokthit. Personat qe kane probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokes me lengun qe perftohet nga zierja e hithres. Ështe mire qe larja te kryhet dy here ne jave dhe te vazhdoje deri ne eliminimin perfundimtar te zbokthit. Larja e kokes me ujin e hithres keshillohet edhe per ata qe kane probleme me rritjen e ngadalte te flokut. Per te pasur nje floke te gjate e te shendetshem rekomandohet larja e flokut me kete bime.

No comments:

Post a Comment

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore