Disa këshilla seksuale për të rinjtë


Këtu më poshtë po rreshtoj disa këshilla seksuale që çdo i ri dhe e re duhet t'i ketë parasysh, po qe se dëshiron që marrëdhënia seksuale të jetë kënaqësi dhe jo dëshpërim, jo dhimbje, jo vuajtje shpirtërore dhe fizike. 1-Një vajzë që është nën moshën 15-vjeçare dhe nuk ka filluar të bëjë seks me djem, duhet ta dijë ajo dhe të gjitha shoqet dhe shokët e saj, se ajo është një vajzë plotësisht normale. Kështu, si ajo, janë shumica e shoqeve të saj.
2-Djali që ndjen ndrojtje, kur është fjala për të bërë seks, nuk duhet ta detyrojë veten që të fillojë të bëjë seks. Disa djem presin deri sa të martohen. Koha më e mirë që dy të rinj duhet të fillojnë të bëjnë seks, është kur të dy, djali dhe vajza, ndjejnë se janë gati për të filluar marrëdhëniet seksuale. Kjo do të thotë:
• Se ata ndjejnë që janë të rritur sa duhet
• Se janë të pavarur sa duhet,
• Se janë, aq sa duhet, përgjegjës për veprimet që kryejnë
• Se me të vërtetë dëshirojnë të afrohen seksualisht me njëri-tjetrin.
3- Vajzë, mos u përpiq t'i rritësh gjinjtë e tu. Në vend që të përpiqesh të rritësh gjinjtë, përpiqu të rritësh mendjen tënde. Kupto se të gjitha llojet e gjinjve, pavarësisht nga ndryshimet në dukjen e tyre, duhet të respektohen e të nderohen.
Të gjitha sojet e gjinjve janë të bukura, kur ato i shohin sy të ditur. Qëndro larg biznesit të kirurgjisë së gjinjve. Ti nuk je majmun, që të bësh eksperimente me trupin tënd. Ky biznes, po e fillove, do të kthehet në një tmerr pafund për ty.
4-Djalë, penisi yt është aq sa duhet i madh. Kur të forcohet herën tjetër penisi, qëndro para një pasqyre të madhe. Shikoje të gjithë trupin tënd lakuriq. Tani penisi yt do të duket shumë më i madh. Madhësia e penisit, ashtu si edhe madhësia e gjinjve, janë dy gjëra për të cilat njerëzit bëhen "budallenj". Mbi të gjitha, ju duhet të dini, se dimensionet e penisit dhe të gjinjve nuk kanë shumë lidhje me të vërtetat për seksin.
5-Vajzë, Po qe se ti e do shokun tënd, por nuk dëshiron të bësh seks me të tani, thuaja atij të dyja këto. Tregoji që e do dhe tregoji se nuk dëshiron të bësh seks me të tani. Thuaj atij se ti e di që ai dëshiron të bëjë seks me ty, por në qoftë se ai të do, duhet të kuptojë se ti nuk je gati për seks. Seksi nën presion është seks i keq, është përdhunim.
6-Vajzë, po qe se gëlltit spermën, kur jeni duke bërë seks oral, mos ki frikë se do të mbetesh shtatzënë. Pa hyrë disa spermatozoide të djalit në vaginën tënde, ti nuk mbetesh shtatzënë. Sistemi i tretjes dhe ai riprodhues, janë dy sisteme që nuk lidhen me asnjë rrugë.
7-Shumë të rinj sillen si "çamarrokë seksualë". Ata manifestojnë sjellje homoseksuale dhe heteroseksuale, herë si gay, ose si lezbike dhe herë si të drejtë. Veç sjelljes çamarroke, këtu nuk ka asgjë tjetër.
E përsëris, ka vetëm të rinj çamarrokë, që vërtiten rreth jush. Të rinjtë mësojnë për identitetin e tyre seksual, homoseksual ose normal, nga eksperienca e tyre, jo nga ç'u thonë të tjerët. Më në fund, duhet të dini se përvoja homoseksuale, ashtu si edhe përvoja heteroseksuale, nuk kanë shenja të jashtme në trupin dhe në sjelljen e të rinjve.
8-Vajza, në qoftë se nuk doni të ngeleni shtatzëna, mos bëni seks të pambrojtur. Ose seks të mbrojtur, ose hiç seks. Ky është një rregull i thjeshtë, që unë e kam përsëritur shpesh dhe që mbahet mënd lehtë.
9-Djalë, po qe se shoqja jote të detyron që të bësh seks me të dhe të thotë që je homoseksual, ngaqë nuk do të bësh seks, në këtë rast, do të bëje mirë t'ia mbathje prej kësaj marrëdhënieje. Kërko, menjëherë, një shoqe tjetër, që të ndjejë për seksin ashtu si edhe ti.
10-Shokët dhe shoqet që tallen me ju sepse ju jeni të virgjër, nuk janë shokë dhe shoqe të mira. Kërkoni të zini shokë të tjerë më të mirë.
11-Mos bëni seks vetëm nga kurioziteti, ose për të mësuar ç'është seksi. Që të mësoni ç'është seksi, lexoni libra për seksin. Të bësh seks për të mësuar dhe eksperimentuar me trupin tënd, nuk është mirë. Kjo është mënyra që të mëson më pak lidhur me seksin. Me këtë mënyrë, do të mësoni më shumë për lëndimet e rënda të zemrës, ose për shumë shqetësime të tjera.
Zgjidhini librat që do të mësoni. Mos mësoni nga materialet pornografike, mos mësoni nga ata që thonë se kanë eksperiencë seksuale të madhe, por nuk dinë as fiziologjinë, as anatominë, as mbrojtjen prej shtatzënisë dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
12- Djalë, nxjerrja e penisit nga vagina përpara ejakulacionit, është mënyra më e keqe e kontracepsionit.
Penisi juaj i erektuar sekreton një lëng përpara se ju të ejakuloni. Kjo pikë lëngu është e mbushur me spermatozoide të gjalla, që mund ta lënë vajzën shtatzënë. Përveç kësaj, djemtë e rinj nuk janë në gjendje të kuptojnë se kur do të ejakulojnë dhe shpesh nuk e kontrollojnë dot prishjen.
13-Vajza, ju do të mbeteni shtatzëna kur sperma do të derdhet në vaginën tuaj. Kjo është gjithçka që duhet, që një vajzë të mbetet shtatzënë. Kënaqeni ose nuk kënaqeni nga seksi, kjo nuk ka të bëjë fare me mbetjen shtatzënë.
14-Vajzë, të bësh interkursë seksuale në këmbë, nuk besoj se është gjë e këndshme. Por duhet të dish se, ndryshe nga ç'mendojnë shumë njerëz, shtatzënë mund të ngelësh edhe duke bërë seks në këmbë.
15-Kondomet janë mbrojtja më e mirë nga shtatzënia dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme. Kondomet të kombinuara më pomada spermicide, janë mënyra më e mirë për seksin e sigurt, edhe pse nuk janë qind për qind të sigurta. Mos bëni seks me shumë partnerë seksualë, sepse kjo është me rreziqe.
Ta njohësh mirë partnerin tënd seksual dhe të mos bësh seks të rastësishëm, janë mënyrat më të mira për t'u mbrojtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, në këtë numër edhe nga HIV/AIDS. Mos u besoni gënjeshtrave të gazetave për seks me shumë partnerë.
16-Kur një djalë, ose një burrë, ka një ereksion të fortë dhe nuk ejakulon, ai mund të ketë dhimbje në testikujt. Për një moment, testikujt e tij mund të ndryshojnë edhe ngjyrën. Kjo situatë kalon shpejt dhe djalit nuk i bëhet ndonjë dëm. Ju duhet të dini se kur një djalë në këtë situatë, i thotë shoqes së tij: "më lejo të bëj seks, ndryshe do të shkatërrohem!" kërkon vetëm të mashtrojë vajzën.
17- Të rinj, ju do të bëni seks, madje, seks të mirë, vetëm, atëherë kur ju keni dëshirë të bëni seks dhe kur bashkë me ju është edhe dikush tjetër që dëshiron të bëjë seks me ju. Kurrë mos mendoni dhe mos thoni duhet të bëjmë seks, gjithmonë të mendoni dhe të thoni kemi shumë dëshirë për të bërë seks.

5 comments:

  1. Anonymous8/11/21

    Unë jam shumë mirënjohës për Dr Dawn Acuna, që më ktheu burrin tim që më la për një grua tjetër, atë moment burri im më la mendova se humba gjithçka derisa një shoku im më dha Dr Dawn Acuna, kontaktin WhatsApp, i dërgova mesazh dhe i tha asaj dhimbjen që po kaloja, kështu që ajo më tha se gjithçka do të ishte mirë që nëse unë kam besim dhe besoj në të se magjia me siguri do të funksionojë për mua dhe burri im me siguri do të kthehet në shtëpi dhe ajo më tha se çfarë për të bërë, kështu që ato gjëra u kryen dhe 48 orë më vonë burri im u kthye në shtëpi duke u lutur për faljen time, jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për Dr Dawn Acuna, nëse keni nevojë për ndihmën e saj kontaktoni atë, ajo është e saktë dhe e sinqertë,
    * Nëse doni magji për të ngjizur.
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    * Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje
    * Nëse keni nevojë për magji për të marrë një punë të mirë. *Nëse dëshironi të ndaloni abortin. Dhe E.T.C. shkruani asaj në email { dawnacuna314@gmail.com }
    WhatsApp: +2348032246310

    ReplyDelete
  2. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete
  3. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete
  4. Pas martesës jeta ime ishte kaq e vështirë, burri im filloi të ndiqte gra të tjera, sepse unë nuk i dhashë një fëmijë pasi prita disa vite. Mund ta shihja martesën time duke u zhdukur. Bëra gjithçka që ishte e mundur për të ndryshuar situatën, por asgjë nuk funksionoi derisa takova Dr DAWN, një shërues shpirtëror. Dr DAWN më shpëtoi jetën dhe martesën time. tani kam 3 femije. I jam mirënjohës Dr DAWN dhe për këtë arsye ia lë dëshminë time kujtdo që vuan nga problemet martesore dhe të fertilitetit. E-mail kontakti: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp:+2349046229159

    ReplyDelete
  5. Faleminderit Dr DAWN që më ndihmove të kthej të dashurin tim me magjinë tënde të dashurisë, jam shumë i emocionuar që po jetojmë të lumtur së bashku tani me të vërtetë magjia jote e dashurisë është 100% garanci dhe nuk ka efekte anësore. Shikuesit atje, nëse po kaloni probleme në marrëdhënie, ju këshilloj të kontaktoni Dr DAWN për magjinë e tij të dashurisë. Ju siguroj se magjia e tij e dashurisë mund të rregullojë marrëdhënien e prishur dhe problemin e kotësisë sa hap e mbyll sytë. Këtu është emaili i tij i detajeve: dawnacuna314@gmail.com ose WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore