Virozat e stinës, si të evitoni problemet me gjëndrën tiroide

Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, veçse këto më tep
ër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të.

Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, veçse këto më tepër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të. Gjëndra tiroide si çdo organ tjetër i organizmit mund të ndodhë të "sulmohet" nga agjentë të ndryshëm virusalë ose mikrobialë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve nga më të ndryshmet. Për pasojë ajo mund të preket nga këto infeksione. Duke qenë se këta agjentë janë "më të fortë" gjatë stinëve të ftohta dhe me lagështi ndodh që këto infeksione që prekin tiroiden të jenë mjaft të pranishme në këtë periudhë.

Shenjat
Zakonisht sëmundja fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një gripi. Sëmundja mund të nisë me ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Në këtë kohë pacienti mund të ndjejë dhimbje të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa mund të shfaqet vështirësi në gëlltitje. Por mund të ndodhë që gjëndra tiroide dhe muskujt e gjëndrave limfatike të qafës të rriten në volum si pasojë e procesit inflamator. Nëse nuk trajtohet në kohë kjo sëmundje, mund të ndodhë një ulje e funksionit të tiroides, po ashtu ulje e normës së prodhimit të hormoneve të saj. Kapja e jodit radioaktiv paraqitet më e pakët, niveli i TSH (hormonit thyreo-stimulues) mund të jetë në nivele më të larta sesa norma. Të gjitha këto ndryshime sjellin dhe ndërlikime më serioze në organizëm që duan kohë të trajtohen. Përveç kësaj ndodh shpesh që personat të cilët bëjnë infeksione të tiroides kanë edhe probleme të infeksioneve kronike siç janë: tonsilitet kronikë, faringitet, infeksione të mishrave të dhëmbëve, sinusite, etj.

Parandalimi
Parandalim të mirëfilltë nuk ka, por gjithsesi mjekët rekomandojnë një sërë masash që konsistojnë në forcimin e sistemit imunitar, sepse është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga "sulmi" i mikrobeve patogjene. Po ashtu këshillohet që çdo simptomë të merret në konsideratë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalohen ndërlikimet, të cilat duan kohë të trajtohen. Nëse infeksioni i gjëndrës tiroide (thyroiditit), kapet shpejt dhe në kohë, është i thjeshtë. Fillimisht mund të përdoren medikamente për të qetësuar dhimbjet, temperaturën dhe dobësinë e përgjithshme. Pra trajtimi është sintomatik, në varësi të shenjave dhe shqetësimeve që shfaqen. Përdoret mjekim antiinflamator dhe në disa raste kur prekja e gjëndrës tiroide është më e shprehur mund të përdoren kortizonikët, të cilët kanë efekt mjaft të mirë si për të shuar procesin inflamator, ashtu edhe për të shkurtuar ecurinë e sëmundjes. Të sëmurët që kalojnë thyroiditë duhet të qëndrojnë për disa kohë nën kontroll mjekësor për të kapur ose parandaluar ndonjë zbulim të formave të tjera të thyroiditit ose ajo çka duhet pasur parasysh, është instalimi i një hypothyroze.

Si shfaqen problemet e gjëndrës tiroide te fëmijët?
Gjëndra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh tek embrioni i njeriut të marrin përsipër zhvillimin e qelizave të sistemit nervor ose e shprehur ndryshe të zhvillojnë intelektin, fizikun dhe sistemin nervor në tërësi të njeriut. Kjo është arsyeja që gjëndrat tiroide fillojnë të prodhojnë hormone që nga java e 10-të e embrionit. Natyra e ka krijuar më shpejt këtë funksion, sepse zhvillimi i qelizave të trurit në këtë periudhë është më intensiv se gjatë gjithë jetës intrauterine dhe vazhdon me këtë intensitet deri në moshën 3-vjeçare, për të përfunduar rreth moshës 23-24 vjeç. Prodhimi i hormonit të tiroides bëhet ekskluzivisht nga jodi që vjen nëpërmjet gjakut të nënës, pra origjina është gjaku i nënës. Kjo do të thotë se duhet të merret jod te gratë shtatzëna dhe gratë në periudhën e ushqyerjes me gji, në mënyrë që të lindin dhe rriten fëmijë pa probleme të tilla. Në këtë fazë nëna ka më shumë nevojë për jod, sepse i nevojitet për fetusin dhe për veten. Hormoni i tiroides dhe jodi i nënës marrin pjesë në krijimin e receptorëve të trurit të organizuar për kapjen e informacionit që vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nënës dhe më tej ato prodhohen nga vetë fëmija. Nëse nënës gjatë barrës nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja të mëdha. E para, nëse nëna ka mungesë të rëndë të jodit te fëmija shfaqet kreteinizmi, që është zhvillimi i pakët mendor dhe fizik i fëmijës. Nëse pamjaftueshmëria e jodit është më e lehtë, kjo çon në ulje të koeficientit intelektual të fëmijës. Është parë se këta fëmijë shfaqin 15 pikë më pak nga 100 të mundshmet të zhvillimit intelektual, në krahasim me fëmijët e tjerë, që nuk shfaqin një mungesë të tillë jodi. Kjo do të thotë se brezat që jetojnë në zona me deficencë jodike mund të kenë pakësim të koeficientit intelektual, që më pas shfaq pakësim intelektual, që shprehet me lëvizje të pakontrolluara, ulje të përqendrimit, ulje të rendimentit shkollor. Studimet kanë treguar se mbi 90% e popullsisë në vendin tonë ka shfaqur deficencë jodike të shkallëve të ndryshme. Gjithsesi vitet e fundit është kërkuar të ndalohet hyrja e kripës pa përmbajtje jodi. Në masën më të madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesë së jodit. Rezultatet e 2007 kanë treguar se gjendja sot është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, dhe kjo për shkak të përdorimit të kripës së jodizuar.

Çfarë pasojash mund të shfaqi mungesa e jodit te fëmijët?
Një nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në vitet 93 prekte gati 28-30% të fëmijëve në Shqipëri, si pasojë e mungesës së jodit, ndërsa sot ky problem është në përmasa më të vogla. Veç kësaj pasoje, e përhapur është dhe sëmundja e hypotirozës, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit të gjëndrës tiroide deri në mungesën e saj. Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 raste. Pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dalë, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur. Më vonë tek këta fëmijë, lëkura është e ashpër, e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët. Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides. Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë. Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që në gratë shtatzëna, të jepet në formë tabletash 200 mikrogramë në ditë. Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë. E para është marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave pubertare.

No comments:

Post a Comment

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore