Spondiliartroza, rrugët e lehtësimit

Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim ose inflamacion i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Emri spondiliartrozë vjen nga greqishtja
e vjetër, ku “spondilos” do të thotë vertebër.

Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim ose inflamacion i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Emri spondiliartrozë vjen nga greqishtja e vjetër, ku “spondilos” do të thotë vertebër.

Shkaqet e kësaj gjendjeje apo sëmundjeje janë disa dhe të panjohura mirë. Flitet për karakterin gjenetik dhe familjar të spondiliartrozës si dhe është deshifruar geni bartës i saj, që ndodhet në sistemin autoimunitar të organizmit të njerëzve të prekur nga sëmundja. Gjithsesi, nga mjekët sot njihen mjaft mirë faktorët predispozues, që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si më të rëndësishme përmenden ato mekanike, deformimet e shtyllës kurrizore prej pozicionit që ne i japim trupit. Prandaj, shpesh mund të na bjerë të dëgjojmë, që për spondiliartrozë ankohen njerëz të cilët punojnë me ngarkim-shkarkim peshash të rënda, apo ata që kanë punë ulur.

Shjenjat klinike të sëmundjes
Kjo sëmundje prek më shpesh dy segmente të shtyllës kurrizore: atë të qafës (cervikale) dhe atë të mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si rezultat i dëmtimit të disqeve intervertebrale, me kalimin e kohës, këto të fundit dalin jashtë vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore që ndodhen me shumicë në anët e shtyllës, duke shkaktuar kështu dhimbjen. Kjo e fundit në mjaft raste, sidomos në ato të acarimit të gjendjes, është e intensitetit të lartë. Në këto raste, kemi ngrirje (rigiditet) të shtyllës, duke e detyruar të sëmurin të qëndrojë në shtrat për ditë të tëra. Për rrjedhojë, dy ankesat kryesore të spondiliartozës janë dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion në varësi të lokalizimit të vetë spondiliartrozës. Në prekjen e qafës, dhimbja është e lokalizuar në qafë, që shpërndahet më pas në supe, në krahët dhe shpesh në pjesën e pasme të kokës. Në spondiliartrozën e pjesës lumbale (mesit) të shtyllës kurrizore, dhimbja është kryesisht e lokalizuar në këtë regjion me shpëndarje në ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave të pasme te legenit) shoqëron shpesh atë lumbale, megjithëse mund të shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja në këtë lloj spondiliartroze është më intensive, ku në shumicën e rasteve shoqërohet me ngrirje të mesit dhe shpërndahet në të dyja kofshët, duke arritur deri në gjunjë.

Prek edhe tendinat muskulare
Spondiliartroza krahas disqeve intervertebrale mund të prek edhe tendinat e muskujve ne vendin e fiksimit të tyre në kocka. Kjo shpërndarje e procesit inflamator (pezmatimit), së bashku me dëmtimin e indit nervor fqinj, shpjegon përhapjen e dhimbjes në indet përreth vertebrave.
Diagnoza e sëmundjes vendoset në bazë të ankesave të pacientit, ekzaminimit mjekësor dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet rentgen ose X) të shtyllës kurrizore. Sëmundja është kronike dhe nuk ka zhdukje përfundimtare të saj, pra shërim të përhershëm. Njëkohësisht, ajo nuk është jetë-kërcënuese, por sjell shqetësim dhe prishje të kualitetit të jetës, sidomos në periudhën e acarimit. Si sëmundje kronike, dhimbja e saj për rrjedhojë ka karakter ciklik me acarime kryesisht në kohën e ndryshimit të stinëve.

Këshilla për ta parandaluar dhe lehtësuar:

-Mbajtja në pozicion normal e trupit (shtyllës) gjatë qëndrimeve ulur për një kohë të gjatë
-Ndalimi i ngritjes së peshave të rënda, me qëllim parandalimin e
deformimeve të shtyllës
-Masazh në periudhën e dhimbjeve
-Ushtrime të veçanta për të zhvilluar muskujt që ndodhen midis vertebrave. Zhvillimi i mirë i tyre ul "fërkimin" e vertebrave me njëra- tjetrën gjate lëvizjeve.

Komplikacioni - hernia diskale
Komplikimi më serioz i spondiliartrozës, i cili është mjaft i vështirë në korrigjim, është hernia diskale.
Mjekimi i spondiliartrozës konsiston në dy qëllime: parandalim të zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes (deformimit të shtyllës kurrizore) dhe mjekim kundër dhimbjes.

Profilaksi dhe qetësues
Medikamentet që parandalojnë avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes janë ato të grupit të antiinflamatorevë jo-steroidë. Nga disa prej tyre do të qe e vlefshme të përmendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxen etj.

Spondiliti ankilozant, shkrirja e vertebrave
Spondiliti ankilozant është një nga sëmundjet inflamatore që njihen si sëmundje të indit lidhor. Spondiliti ankilozant shoqërohet me praninë e antigjenit HLA-B27. Spondiliti ankilozant prek meshkujt 3 herë më shpesh se femrat. Spondiliti ankilozant është një nga artropatitë seronegative (dmth analizat për praninë e antitrupave si RF, ANA, etj., janë negative). Sakroileit, bashkim i sakrumit me kockën iliake. Nëse kyçi sakroiliak nuk preket, sëmundja nuk mund të quhet spondilit ankilozant. Shkrirje, bashkim i vertebrave lumbare si pasojë e kalcifikimit të ligamenteve,uveit, bllok kardiak. Në grafi shihet sakroileit dhe shkrirje e vertebrave lumbare. Vertebrat lumbare duken si kallam bambuje. Trajtimi është me antiinflamatorë josteroidë dhe ushtrime për muskujt e kurrizit.

Sëmundja e përzier e indit lidhor
Është një nga sëmundjet inflamatore që njihen si sëmundje të indit lidhor. Prek zakonisht femrat në moshat 10 - 30 vjeç. Shenjat, siç mund të merret me mend nga emri i sëmundjes, janë përzierje e simptomave të lupusit eritematoz sistemik, polimiozitit, dhe sklerodermës. Sëmundja e përzier e indit lidhor karakterizohet nga prania e antitrupave anti-U1RNP. Trajtimi bëhet me glukokortikoidë, azatioprinë.

Marrje mendsh
Vizitohu për spondiliartrozë
Qëndrimi në ambient të ngrohtë ose në diell ndihmon për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.

Spondiliartroza e kolonës vertebrale është një sëmundje e hershme dhe mjaft e përhapur në ditët e sotme. Ajo njihet si një sëmundje mjaft e shpejtë, e cila vjen si pasojë e ndryshimeve degjenerative në disqet fibrokockore intervertebrale, në trupat vertebrale ose në artikulacionet apo fizeale posteriore. Spondiliartroza ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra, ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Ndryshimet degjenerative përbëhen kryesisht nga ngushtimi i hapësirave artikulare, skleroze kockore dhe formimi i ostofiteve në artikulacione. Shpeshherë dallohen ndryshime në disqet, të cilat ndodhin midis vertebrave.

Ndryshimet degjenerative të kolonës shpesh takohen në vendet me lëvizshmëri më të madhe. Ndonjëherë, ostofitet mund të jenë shumë të mëdha dhe duke u bashkuar me njëra-tjetrën kufizojnë lëvizjet e kolonës. Fillimisht, sëmundja nis me kërcitjen e kockave, që pason me dhimbjen, që është dhe tipar dallues i sëmundjes. Përveç, kësaj mund të ndodhë të shfaqen probleme me ekuilibrin, gjë që zgjat pak sekonda dhe më pas zhduket. Kjo sëmundje haset më shpesh mbi moshat 35 apo 40 vjeç, pa përjashtuar edhe rastet e veçanta. Por një tjetër e dhënë është, se edhe gratë janë më të prekura nga spondiliartroza, por kjo pas menopauzës. Spondiliartroza, kur shoqërohet me “sqepa” të mëdha çon në shenja kalimtare neurologjike, si përshembull marrje mendsh, të përziera, çrregullime të pamjes, çrregullime të ekuilibrit.

Qëndrimi në një ambient të ngrohtë qetëson muskulaturën e kurrizit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta, atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku. Eshtë mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Simptomat
- Dhimbje në pjesën ku është shfaqur spondiliartroza
- Dhimbje radikulare
- Ngurtësim të pjesës ku shkaktohet spondiliartroza
- Dhimbjet përhapen në kurriz dhe në kraharor
- Vështirësi në lëvizje
- Vështirësi në ulje dhe ngritje të trupit
- Shenja të ngjashme me nervin shiatik
- Marrje mendsh
- Të vjella
- Çrregullime të pamjes
- Çrregullime të ekuilibrit

Ndihma e shpejtë
Në momentin që shfaqen dhimbjet e spondiliartrozës mund të përdoren një sërë medikamentesh, të cilat mund të merren nga kushdo dhe që mund të lehtësojnë dhimbjen. Kështu, mund të përdoren qetësues si paracetamoli dhe kodeina. Por rekomandohen edhe medikamente të tjera si antiinflamator josteroide dhe qetësues për muskujt. Ndërkohë, rekomandohet vendosja e akullit dy herë në dite, për nga 10 minuta në vendin ku shfaqet dhimbja.

No comments:

Post a Comment

Më të fundit

Pickimet e trupit dhe mjekimi popullor

 Pickimet e trupit gjatë punës janë një problem shpeshherë i përjetuar nga njerëzit në fusha të ndryshme të punës. Pavarësisht nga kujdesi d...

Postimet më popullore