Saturday, October 20, 2012

VAT MARTINI: MJEK POPULLOR

Personat që vuajnë nga këto lloj sëmundjesh të paraqiten tek Vat Martini në çdo kohë:

1. Ikje kerthize
2. Herrje diskale
3. Ata që vuajnë nga spoliatroza
4. Dhimbje e shtyllës kurrizore
5. Personat që kanë bllokim në zorrën e trashë
6. Ata që kanë ndjenjë paralize

7. Pickim gjatë punës
8. Ata që kanë bllokim nervi
9. Ata që kanë dhimbje gjunjësh, mpirje duarsh dhe këmbësh
10. Ilaç për zemër
11. Ilaç për mitër (gratë)
12. Ilaç për kruarje trupi
13. Ilaç për prostatë
14. Personat të cilëve ju dalin shytat
15. Përsonat me lytha në fytyrë apo në trup
16. Ilaç për gur dhe rërë në veshka
17. Ilaç për personat që nxjerrin gjak në ujin e hollë
18. Ilaç për thyerje këmbe apo dore, për mos dhimbje plage
19. Ilaç për teroide
20. Ilaç për manasil
21. Ilaç për njerëzit që u shkon gjak për hundësh.

Kontaktoni me këtë numër celulari: +355 69 23 02 177

Adresa: Në mes të Gucisë dhe Shtojit të Vjetër, Grudë e Re, Shkodër

------
Vat Martini - Mjek Popullor
Cel: +355692302177
E-mail: vatmartini@gmail.com
Web: http://vatmartini.webs.com/
Blog: http://www.vatmartini.blogspot.com/
FB: http://www.facebook.com/vatmartini
Adresa: Në mes të Gucisë dhe Shtojit të Vjetër, Grudë e Re, Shkodër

Ushqimet me te mira per forcim te imunitetit

Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, prandaj përdorni në sezonin e ardhshëm të ftohjeve.Popaji kishte të drejtë kur hante sasi të mëdha spinaqi, sepse hulumtimet tregojnë që kjo perime është e shkëlqyeshme për forcimin e imunitetit. Spinaqi është i pasur me mate
rie të dobishme, veçanërisht me folate, të cilat i ndihmojnë trupit që të krijojë qeliza të reja dhe të përmirësojë dëmtimet e ADN-së.

Sëmundjet "ikin" nga kokrrat e shtogut, grjepfruti, patatet e ëmbla, bajamet, spinaqi, jogurti dhe çaji i gjelbër dhe çaji i zi, prandaj përdorni në sezonin e ardhshëm të ftohjeve.

Popaji kishte të drejtë kur hante sasi të mëdha spinaqi, sepse hulumtimet tregojnë që kjo perime është e shkëlqyeshme për forcimin e imunitetit. Spinaqi është i pasur me materie të dobishme, veçanërisht me folate, të cilat i ndihmojnë trupit që të krijojë qeliza të reja dhe të përmirësojë dëmtimet e ADN-së. Përmban edhe forma të vitaminës C. Që të jetë më së shumti i dobishëm, më së miri është të zihet shumë pak ose gjethet e freskëta të pagatuara t'ua shtoni sallatave. Më së miri është t'i shtohet hudhër, sepse ajo ndikon shkëlqyeshëm kundër baktereve.

Nëse e zini hudhrën, më së miri është ta preni dhe ta lini të qëndrojë për 15-20 minuta para se t'ia shtoni ushqimit. Kjo do t'i aktivizojë enzimat që forcojnë imunitetin. Për desert hani një copë shalqi, i cili ndihmon në luftë kundër infeksioneve, dhe nëse nuk mundeni pa ëmbëlsirë, përgatiteni ashtu që një pjesë të miellit ta zëvendësoni me krunde gruri të pasura me vitamina dhe minerale.

Pini çaj ose jogurt

Pijet më të dobishme janë jogurti i payndyrshëm, i cili forcon imunitetin dhe çaji. Çaji i gjelbër dhe i ai i zi janë të pasur me antioksidantë që përmirësojnë dëmtimet e qelizave.

Superushqimi të cilin mund ta vilni vetë

Kokrrat e shtogut janë të pasura me vitamina dhe hekur dhe është dëshmuar që shërojnë gripin. Sezoni i tyre është i shkurtër, por mund të ngrihen. Duhet të zihen (për shembull si komposto) dhe të shmangen frutat jeshile apo të papjekura, sepse mund të shkaktojnë të përziera.

Ngrënia e grejpfrutit mbron nga gripi dhe ftohja

Grejpfruti është i pasur me vitaminën C, e cila ndihmon në shërimin e gripit dhe ftohjes. Po ashtu përmban komponime natyrore që aktivizojnë sistemin e imunitetit dhe zvogëlojnë rrezikun nga kanceri. Farat e grejpfrutit janë antibiotik natyror, ndërsa grepfruti i kuq zvogëlon kolesterinën.

Me bajame kundër stresit

Mesvaktet e pashëndetshme zëvendësoni me bajame - përveç që janë të shijshme, kanë shumë efekte të dobishme. Vetëm ¼ e filxhanit përmban gati gjysmën e sasive të nevojshme ditore të vitaminës E, dhe janë të pasura me vitamina të grupit B, të cilat ju ndihmojnë të shëroheni nga stresi.

E ëmbël, por shumë e shëndetshme

Patatja e ëmbël është perime e cila me shije të kujton patatet dhe kungullin, dhe ngjashëm edhe përgatitet. Edhe pse është e ëmbël, u rekomandohet të sëmurëve nga diabeti, sepse sheqernat e saj lirohen ngadalë në gjak. Përmban sasi të mëdha të vitaminave, mineraleve dhe komponime të tjera të dobishme.

Virozat e stinës, si të evitoni problemet me gjëndrën tiroide

Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, veçse këto më tep
ër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të.

Virozat e stinës nuk prekin vetëm rrugët e frymëmarrjes, por dhe gjëndrën tiroide. Shenjat janë të ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bëhet vonë, kur sëmundja ka avancuar. Gjatë luhatjeve të temperaturave dhe sidomos ditëve të ftohta dhe me lagështi, shfaqen problemet me gjëndrën tiroide, veçse këto më tepër se me funksionin e kësaj gjëndre, lidhen me infeksione të ndryshme që mund të shfaqen në të. Gjëndra tiroide si çdo organ tjetër i organizmit mund të ndodhë të "sulmohet" nga agjentë të ndryshëm virusalë ose mikrobialë, të cilët ndikojnë në shfaqjen e infeksioneve nga më të ndryshmet. Për pasojë ajo mund të preket nga këto infeksione. Duke qenë se këta agjentë janë "më të fortë" gjatë stinëve të ftohta dhe me lagështi ndodh që këto infeksione që prekin tiroiden të jenë mjaft të pranishme në këtë periudhë.

Shenjat
Zakonisht sëmundja fillon me shenja të përgjithshme, të ngjashme me ato të një gripi. Sëmundja mund të nisë me ethe, dobësi të theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesë oreksi. Në këtë kohë pacienti mund të ndjejë dhimbje të lokalizuara mbi vetë gjëndrën tiroide, por shpesh ato përhapen në drejtim të nofullës ose veshit. Në disa mund të shfaqet vështirësi në gëlltitje. Por mund të ndodhë që gjëndra tiroide dhe muskujt e gjëndrave limfatike të qafës të rriten në volum si pasojë e procesit inflamator. Nëse nuk trajtohet në kohë kjo sëmundje, mund të ndodhë një ulje e funksionit të tiroides, po ashtu ulje e normës së prodhimit të hormoneve të saj. Kapja e jodit radioaktiv paraqitet më e pakët, niveli i TSH (hormonit thyreo-stimulues) mund të jetë në nivele më të larta sesa norma. Të gjitha këto ndryshime sjellin dhe ndërlikime më serioze në organizëm që duan kohë të trajtohen. Përveç kësaj ndodh shpesh që personat të cilët bëjnë infeksione të tiroides kanë edhe probleme të infeksioneve kronike siç janë: tonsilitet kronikë, faringitet, infeksione të mishrave të dhëmbëve, sinusite, etj.

Parandalimi
Parandalim të mirëfilltë nuk ka, por gjithsesi mjekët rekomandojnë një sërë masash që konsistojnë në forcimin e sistemit imunitar, sepse është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur nga "sulmi" i mikrobeve patogjene. Po ashtu këshillohet që çdo simptomë të merret në konsideratë, pasi në këtë mënyrë mund të parandalohen ndërlikimet, të cilat duan kohë të trajtohen. Nëse infeksioni i gjëndrës tiroide (thyroiditit), kapet shpejt dhe në kohë, është i thjeshtë. Fillimisht mund të përdoren medikamente për të qetësuar dhimbjet, temperaturën dhe dobësinë e përgjithshme. Pra trajtimi është sintomatik, në varësi të shenjave dhe shqetësimeve që shfaqen. Përdoret mjekim antiinflamator dhe në disa raste kur prekja e gjëndrës tiroide është më e shprehur mund të përdoren kortizonikët, të cilët kanë efekt mjaft të mirë si për të shuar procesin inflamator, ashtu edhe për të shkurtuar ecurinë e sëmundjes. Të sëmurët që kalojnë thyroiditë duhet të qëndrojnë për disa kohë nën kontroll mjekësor për të kapur ose parandaluar ndonjë zbulim të formave të tjera të thyroiditit ose ajo çka duhet pasur parasysh, është instalimi i një hypothyroze.

Si shfaqen problemet e gjëndrës tiroide te fëmijët?
Gjëndra tiroide është organi që prodhon hormonet e tiroides, që kanë për detyrë qysh tek embrioni i njeriut të marrin përsipër zhvillimin e qelizave të sistemit nervor ose e shprehur ndryshe të zhvillojnë intelektin, fizikun dhe sistemin nervor në tërësi të njeriut. Kjo është arsyeja që gjëndrat tiroide fillojnë të prodhojnë hormone që nga java e 10-të e embrionit. Natyra e ka krijuar më shpejt këtë funksion, sepse zhvillimi i qelizave të trurit në këtë periudhë është më intensiv se gjatë gjithë jetës intrauterine dhe vazhdon me këtë intensitet deri në moshën 3-vjeçare, për të përfunduar rreth moshës 23-24 vjeç. Prodhimi i hormonit të tiroides bëhet ekskluzivisht nga jodi që vjen nëpërmjet gjakut të nënës, pra origjina është gjaku i nënës. Kjo do të thotë se duhet të merret jod te gratë shtatzëna dhe gratë në periudhën e ushqyerjes me gji, në mënyrë që të lindin dhe rriten fëmijë pa probleme të tilla. Në këtë fazë nëna ka më shumë nevojë për jod, sepse i nevojitet për fetusin dhe për veten. Hormoni i tiroides dhe jodi i nënës marrin pjesë në krijimin e receptorëve të trurit të organizuar për kapjen e informacionit që vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nënës dhe më tej ato prodhohen nga vetë fëmija. Nëse nënës gjatë barrës nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja të mëdha. E para, nëse nëna ka mungesë të rëndë të jodit te fëmija shfaqet kreteinizmi, që është zhvillimi i pakët mendor dhe fizik i fëmijës. Nëse pamjaftueshmëria e jodit është më e lehtë, kjo çon në ulje të koeficientit intelektual të fëmijës. Është parë se këta fëmijë shfaqin 15 pikë më pak nga 100 të mundshmet të zhvillimit intelektual, në krahasim me fëmijët e tjerë, që nuk shfaqin një mungesë të tillë jodi. Kjo do të thotë se brezat që jetojnë në zona me deficencë jodike mund të kenë pakësim të koeficientit intelektual, që më pas shfaq pakësim intelektual, që shprehet me lëvizje të pakontrolluara, ulje të përqendrimit, ulje të rendimentit shkollor. Studimet kanë treguar se mbi 90% e popullsisë në vendin tonë ka shfaqur deficencë jodike të shkallëve të ndryshme. Gjithsesi vitet e fundit është kërkuar të ndalohet hyrja e kripës pa përmbajtje jodi. Në masën më të madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesë së jodit. Rezultatet e 2007 kanë treguar se gjendja sot është përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, dhe kjo për shkak të përdorimit të kripës së jodizuar.

Çfarë pasojash mund të shfaqi mungesa e jodit te fëmijët?
Një nga problemet që shfaqet më shpesh është zmadhimi i gushës, që në vitet 93 prekte gati 28-30% të fëmijëve në Shqipëri, si pasojë e mungesës së jodit, ndërsa sot ky problem është në përmasa më të vogla. Veç kësaj pasoje, e përhapur është dhe sëmundja e hypotirozës, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit të gjëndrës tiroide deri në mungesën e saj. Kjo ndodh në 1 të porsalindur në 3500 raste. Pasojat janë mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, defekon me vështirësi, ka kërthizë të dalë, ikteri zgjat në kohë dhe është i shprehur. Më vonë tek këta fëmijë, lëkura është e ashpër, e thatë, e zbehtë, është e mermertë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës, fëmija qan me zë të trashë, ka gjumësi të tepruar, zhvillim mendor të pakët. Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Meqë diagnoza bëhet me vështirësi janë krijuar programe të zbulimit të sëmundjes që ditën e tretë të lindjes. Kur bëhet matja e hormonit të tiroides. Nëse nuk diagnostikohet që në këtë moment dhe nuk nis trajtimi, ky fëmijë do të ketë pasoja në zhvillimin mendor dhe fizik. Nëse trajtohet në kohë, ky fëmijë ka ecuri të mirë. Duhet që jodi të merret në dozën 200 makrogramë në ditë për të rritur. Duhet që në gratë shtatzëna, të jepet në formë tabletash 200 mikrogramë në ditë. Jodi gjendet në kripë dhe kjo gjendet në bukë, gjellë, ushqime të konservuara, që janë të pasura me kripë. E para është marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave pubertare.

Spondiliartroza, rrugët e lehtësimit

Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim ose inflamacion i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Emri spondiliartrozë vjen nga greqishtja
e vjetër, ku “spondilos” do të thotë vertebër.

Spondiliartroza, Spondylitis është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim ose inflamacion i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Emri spondiliartrozë vjen nga greqishtja e vjetër, ku “spondilos” do të thotë vertebër.

Shkaqet e kësaj gjendjeje apo sëmundjeje janë disa dhe të panjohura mirë. Flitet për karakterin gjenetik dhe familjar të spondiliartrozës si dhe është deshifruar geni bartës i saj, që ndodhet në sistemin autoimunitar të organizmit të njerëzve të prekur nga sëmundja. Gjithsesi, nga mjekët sot njihen mjaft mirë faktorët predispozues, që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si më të rëndësishme përmenden ato mekanike, deformimet e shtyllës kurrizore prej pozicionit që ne i japim trupit. Prandaj, shpesh mund të na bjerë të dëgjojmë, që për spondiliartrozë ankohen njerëz të cilët punojnë me ngarkim-shkarkim peshash të rënda, apo ata që kanë punë ulur.

Shjenjat klinike të sëmundjes
Kjo sëmundje prek më shpesh dy segmente të shtyllës kurrizore: atë të qafës (cervikale) dhe atë të mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si rezultat i dëmtimit të disqeve intervertebrale, me kalimin e kohës, këto të fundit dalin jashtë vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore që ndodhen me shumicë në anët e shtyllës, duke shkaktuar kështu dhimbjen. Kjo e fundit në mjaft raste, sidomos në ato të acarimit të gjendjes, është e intensitetit të lartë. Në këto raste, kemi ngrirje (rigiditet) të shtyllës, duke e detyruar të sëmurin të qëndrojë në shtrat për ditë të tëra. Për rrjedhojë, dy ankesat kryesore të spondiliartozës janë dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion në varësi të lokalizimit të vetë spondiliartrozës. Në prekjen e qafës, dhimbja është e lokalizuar në qafë, që shpërndahet më pas në supe, në krahët dhe shpesh në pjesën e pasme të kokës. Në spondiliartrozën e pjesës lumbale (mesit) të shtyllës kurrizore, dhimbja është kryesisht e lokalizuar në këtë regjion me shpëndarje në ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave të pasme te legenit) shoqëron shpesh atë lumbale, megjithëse mund të shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja në këtë lloj spondiliartroze është më intensive, ku në shumicën e rasteve shoqërohet me ngrirje të mesit dhe shpërndahet në të dyja kofshët, duke arritur deri në gjunjë.

Prek edhe tendinat muskulare
Spondiliartroza krahas disqeve intervertebrale mund të prek edhe tendinat e muskujve ne vendin e fiksimit të tyre në kocka. Kjo shpërndarje e procesit inflamator (pezmatimit), së bashku me dëmtimin e indit nervor fqinj, shpjegon përhapjen e dhimbjes në indet përreth vertebrave.
Diagnoza e sëmundjes vendoset në bazë të ankesave të pacientit, ekzaminimit mjekësor dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet rentgen ose X) të shtyllës kurrizore. Sëmundja është kronike dhe nuk ka zhdukje përfundimtare të saj, pra shërim të përhershëm. Njëkohësisht, ajo nuk është jetë-kërcënuese, por sjell shqetësim dhe prishje të kualitetit të jetës, sidomos në periudhën e acarimit. Si sëmundje kronike, dhimbja e saj për rrjedhojë ka karakter ciklik me acarime kryesisht në kohën e ndryshimit të stinëve.

Këshilla për ta parandaluar dhe lehtësuar:

-Mbajtja në pozicion normal e trupit (shtyllës) gjatë qëndrimeve ulur për një kohë të gjatë
-Ndalimi i ngritjes së peshave të rënda, me qëllim parandalimin e
deformimeve të shtyllës
-Masazh në periudhën e dhimbjeve
-Ushtrime të veçanta për të zhvilluar muskujt që ndodhen midis vertebrave. Zhvillimi i mirë i tyre ul "fërkimin" e vertebrave me njëra- tjetrën gjate lëvizjeve.

Komplikacioni - hernia diskale
Komplikimi më serioz i spondiliartrozës, i cili është mjaft i vështirë në korrigjim, është hernia diskale.
Mjekimi i spondiliartrozës konsiston në dy qëllime: parandalim të zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes (deformimit të shtyllës kurrizore) dhe mjekim kundër dhimbjes.

Profilaksi dhe qetësues
Medikamentet që parandalojnë avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes janë ato të grupit të antiinflamatorevë jo-steroidë. Nga disa prej tyre do të qe e vlefshme të përmendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxen etj.

Spondiliti ankilozant, shkrirja e vertebrave
Spondiliti ankilozant është një nga sëmundjet inflamatore që njihen si sëmundje të indit lidhor. Spondiliti ankilozant shoqërohet me praninë e antigjenit HLA-B27. Spondiliti ankilozant prek meshkujt 3 herë më shpesh se femrat. Spondiliti ankilozant është një nga artropatitë seronegative (dmth analizat për praninë e antitrupave si RF, ANA, etj., janë negative). Sakroileit, bashkim i sakrumit me kockën iliake. Nëse kyçi sakroiliak nuk preket, sëmundja nuk mund të quhet spondilit ankilozant. Shkrirje, bashkim i vertebrave lumbare si pasojë e kalcifikimit të ligamenteve,uveit, bllok kardiak. Në grafi shihet sakroileit dhe shkrirje e vertebrave lumbare. Vertebrat lumbare duken si kallam bambuje. Trajtimi është me antiinflamatorë josteroidë dhe ushtrime për muskujt e kurrizit.

Sëmundja e përzier e indit lidhor
Është një nga sëmundjet inflamatore që njihen si sëmundje të indit lidhor. Prek zakonisht femrat në moshat 10 - 30 vjeç. Shenjat, siç mund të merret me mend nga emri i sëmundjes, janë përzierje e simptomave të lupusit eritematoz sistemik, polimiozitit, dhe sklerodermës. Sëmundja e përzier e indit lidhor karakterizohet nga prania e antitrupave anti-U1RNP. Trajtimi bëhet me glukokortikoidë, azatioprinë.

Marrje mendsh
Vizitohu për spondiliartrozë
Qëndrimi në ambient të ngrohtë ose në diell ndihmon për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.

Spondiliartroza e kolonës vertebrale është një sëmundje e hershme dhe mjaft e përhapur në ditët e sotme. Ajo njihet si një sëmundje mjaft e shpejtë, e cila vjen si pasojë e ndryshimeve degjenerative në disqet fibrokockore intervertebrale, në trupat vertebrale ose në artikulacionet apo fizeale posteriore. Spondiliartroza ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra, ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave. Ndryshimet degjenerative përbëhen kryesisht nga ngushtimi i hapësirave artikulare, skleroze kockore dhe formimi i ostofiteve në artikulacione. Shpeshherë dallohen ndryshime në disqet, të cilat ndodhin midis vertebrave.

Ndryshimet degjenerative të kolonës shpesh takohen në vendet me lëvizshmëri më të madhe. Ndonjëherë, ostofitet mund të jenë shumë të mëdha dhe duke u bashkuar me njëra-tjetrën kufizojnë lëvizjet e kolonës. Fillimisht, sëmundja nis me kërcitjen e kockave, që pason me dhimbjen, që është dhe tipar dallues i sëmundjes. Përveç, kësaj mund të ndodhë të shfaqen probleme me ekuilibrin, gjë që zgjat pak sekonda dhe më pas zhduket. Kjo sëmundje haset më shpesh mbi moshat 35 apo 40 vjeç, pa përjashtuar edhe rastet e veçanta. Por një tjetër e dhënë është, se edhe gratë janë më të prekura nga spondiliartroza, por kjo pas menopauzës. Spondiliartroza, kur shoqërohet me “sqepa” të mëdha çon në shenja kalimtare neurologjike, si përshembull marrje mendsh, të përziera, çrregullime të pamjes, çrregullime të ekuilibrit.

Qëndrimi në një ambient të ngrohtë qetëson muskulaturën e kurrizit. Nëse dhimbjet janë shumë të forta, atëherë nevojitet ndihma e mjekut. Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë tek mjeku. Eshtë mirë të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit. Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm. Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.

Simptomat
- Dhimbje në pjesën ku është shfaqur spondiliartroza
- Dhimbje radikulare
- Ngurtësim të pjesës ku shkaktohet spondiliartroza
- Dhimbjet përhapen në kurriz dhe në kraharor
- Vështirësi në lëvizje
- Vështirësi në ulje dhe ngritje të trupit
- Shenja të ngjashme me nervin shiatik
- Marrje mendsh
- Të vjella
- Çrregullime të pamjes
- Çrregullime të ekuilibrit

Ndihma e shpejtë
Në momentin që shfaqen dhimbjet e spondiliartrozës mund të përdoren një sërë medikamentesh, të cilat mund të merren nga kushdo dhe që mund të lehtësojnë dhimbjen. Kështu, mund të përdoren qetësues si paracetamoli dhe kodeina. Por rekomandohen edhe medikamente të tjera si antiinflamator josteroide dhe qetësues për muskujt. Ndërkohë, rekomandohet vendosja e akullit dy herë në dite, për nga 10 minuta në vendin ku shfaqet dhimbja.

Ja çfarë rekomandohet për gurët në veshka

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera n
ë shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit.

Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatet nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje, ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që nuk i kanë ndjerë asnjëherë shqetësimet, dhe pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm.


Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta. Ekzistojnë shumë lloje, sipas natyrës kimike të toksinave apo mbetjeve në to. Këta gurë kanë karakteristikat e tyre të veçanta, çka dhe lejon identifikimin e tyre. Simptomat e gurëve në veshka janë dhembje barku, frymëmarrje të ngadalta e të thella, prani e ketoneve në gjak dhe në urinë


Burrat, më të rrezikuar

Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve të njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.

Lehtësimi i dhembjeve

Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezinë të lehtë dhe antiperistatike me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund ti japë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj.

Rrezet X identifikojnë kristalet

Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.

Rekomandime

Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve. Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura me bimë për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji. Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka.

Për ata me diabet dhe për të tjerët:

Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe (si vaji i ullirit)
Duhet ti shtojnë dietës së tyre arra dhe bajame
Përdorni ushqime të lehta: supe me zarzavate, lëngje frutash, çajra mali dhe kamomili
Lëvizni sa më shumë të mundeni
Një herë në tre muaj bëni ECHO
Çdo 10 ditë bëni analizat e urinës dhe pehashit (Ph)
Bëni banja me ujë të ngrohtë
Mos pini alkool dhe duhan

Efektet e lëngut të mollës në lirimin e rrugëve urinare

Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas buke. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr mollë, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra mollë në ditë.

Tretja: Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.


Uthulla e mollës: Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti këshillohet të pihet një gotë me ujë në të cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jodio e holluar.


Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferueshme të përdoret për sallata.


Konsumimi i mollës:

2 kokrra mollë, rekomandohen të hahen çdo ditë për të parandaluar infarktin
3 deri në 4 gota verë molle këshillohet të pihet çdo ditë për ata që kanë probleme me stomakun
7 herë në ditë pihet kura me ujë dhe uthull molle, për ata që vuajnë nga sinoziti

Tumoret janë shumë të përhapura tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Përveç gurëve, edhe tumoret duhet të trajtohen sipas specialistëve me bimë mjekësore, të cilat duhet të përdoren në formën e lëngjeve. Për të evituar problemet me veshkat është e rëndësishme që çdo njeri, pavarësisht faktit nëse është i sëmurë apo jo, duhet të konsumojë të pakën 2 litra ujë në ditë.


Karcinoma renale

Njihet edhe si “karcinomë me qeliza boshe” ose si hipernefromë.
Ai është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave dhe prek më shumë meshkujt që pinë duhan, rreth moshës 50-70 vjeç. Shenjat kryesore janë hematuri, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit, sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2.

Tumori Wilms

Është më i shpeshti tumor malinj i veshkave në fëmijë. Mosha më e prekur është 2-4 vjeç. Shenjat janë një masë abdominale, shpesh shumë e madhe dhe trajtohet me nefrektomi dhe kemoterapi me ose pa rrezatim. Mund të jetë pjesë e kompleksit WAGR ku bën pjesë tumori Wilm, Aniridia, ka keqformime gjenitourinare, prapambetje mendore. Gjithashtu shoqërohet me hemihipertrofi të trupit. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mos furnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale. Ndërkohë që pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.

Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia sidomos histerektomia.

Si te qetesojme Apandecitin?

Apandeciti nuk kurohet, por mund të hiqet. Gjithsesi, mjekësia alternative vjen në ndihmë me një mënyrë për parandalimin e dhimbjeve të shkaktuara prej tij. Mjekët specialistë rekomandojnë një kurë krejtësisht të veçantë me bimë.

Hudhra

Katër kokrra hudhra, pasi shtypen mire, u shtohet 2 lugë miell dhe uthull. Kjo masë përzihet mirë deri sa bëhet në formë brumi. Gja

të kohës së dhimbjeve të apandecitit, brumi vendoset në anën e djathtë në vendin ku ndodhet apandeciti. Kjo më pas do të evitonte në mënyrë të shpejtë dhimbjet, por gjithsesi kjo është e përkohshme, pasi për kurimin e tij duhet ndihma e mjekut.

Shkaqet e Shfaqjes

Disa nga shkaqet e shfaqjes së apendecitit janë bllokimi i hapësirës brenda apendiksit dhe rritja e presionit në të nga felikatet, zmadhimi i gjendrave limfatike në të, farërat e ndryshme bimore si dhe krimbat që gjenden në zorrë.

Zhvillimi

Sipas mjekut specialist Agron Demi, mekanizmi i zhvillimit të kësaj sëmundjeje kalon në disa faza, duke filluar nga bllokimi i hapësirës brenda apendiksit, që çon në shumëzim të shpejtë të mikrobeve të tij. Pas kësaj faze, tendosja e apendeksit çon në rritje të presionit venoz në të dhe komprementimi i furnizimit me gjak çon në edemë (fryrje) të mukozës. Nga prishja e mukozës bëhet vërshimi i bakterieve dhe trashjes së pareteve të apendiksit. Faza përfundimtare e zhvillimit të apendeksit është kur ai shfaqet tejet i fryrë e i zmadhuar, çahet dhe përmbajtja e tij me qelb derdhet e lirë në hapësirën e barkut.
Si dallohet?
Një ndër shenjat që sinjalizon shfaqjen e apendiksit është dhimbja, e cila për 4 deri në 6 orë lëviz nga zona rreth kërthizës drejt zonës së djathtë, duke u ulur poshtë. Kjo dhembje në kuadratin e poshtëm të djathtë shtohet, nga kolla lëvizjet dhe goditja në anën e kundërt. Një shenjë tjetër, që vihet re në rastet kur i sëmuri është i prekur nga apandeciti janë edhe të vjellat ose të përzierat. Shpesh këta njerëz kanë mungesë të oreksit si dhe temperaturë deri në 37,4 gradë. Megjithatë zona më e dhimbshme varion shumë nga vetë vendosja e apendeksit. P.sh pacienti paraqitet vetëm me probleme të dizurisë, në qoftë se apendeksi është i vendosur poshtë duke ngacmuar fshikëzën e urinës. Të prekurit nga apendeciti kanë rritje të rruazave të bardha të gjakut nga 10 mijë në 20 mijë.
Shpesh njerëzit që vuajnë nga apandeciti kanë ndërlikime të ndryshme. Ndër më të rrezikshmet është çarja e apendiksit, i cili çon në infektim masiv të organeve të barkut, për shkak të qelbit që ai përmban. Një rrezik është edhe infektimi i cipës së barkut, për shkak të qelbit si dhe absesi rreth tij.

Si te eliminojme gurin ne temth?

Më shpesh gurët formohen te gratë, të cilat i kanë kaluar 40 vjet. Sipas studimeve të kryera kohët e fundit raporti midis grave dhe burrave, që vuajnë nga gurët është 2 me 1. Për kurimin dhe shkrirjen e gurëve në tëmth mjekësia popullore ka zbuluar mjekime nga më të shumëllojshmet.

Mustaqet e misrit. Bishtat e Qershise, Fruti i Boronices.

Përzier

ja e fituar nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, si dhe frutit të boronicës ka dhënë rezultate të efektshme për shkrirjen e gurëve të vegjël në tëmth. Pas zierjes së kësaj përbërjeje, lëngu i përftuar lihet për 2 deri në 3 orë dhe më pas pihet çdo vakt nga 1 gotë para buke. Çaji përdoret i ëmbëlsuar me sheqer.

Lëngu i lakrave turshi


Një tjetër mjekim për kurimin e gurëve në tëmth është edhe lëngu i lakrave turshi. Lëngu i turshive përzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lëngun e 4 kokrrave limoni të shtrydhur. Masa e përftuar lihet e mbuluar për 5 orë. Më pas pihet për çdo 25 minuta nga një gjysmë gote. Pasi kanë kaluar 24 orë nga pirja e lëngut, i sëmuri nuk duhet të hajë e të pijë, duke vazhduar përsëri derisa masa e përgatiturtë harxhohet. Edhe këlmuthi gjembar ka dhënë rezultate të mira në shkrirjen e gurëve të vegjël të tëmthit. Për përgatitjen e çajit merren 2 lugë kafeje nga kjo bimë, hidhet një gotë ujë dhe zihen për 10 minuta. Nga çaji i përftuar pihen 2 gota esëll në mëngjes. Duhet të kihet parasysh që lëngu duhet të jetë i vakët përpara se të pihet. Kjo kurë vazhdon për 1 muaj. Edhe lule ajka ka dhënë rezultat në tretjen e gurëve, si dhe për të shtuar rrjedhjen e tëmthit. Merret 1 lugë kafeje me bimën e larë dhe të grimcuar. Hidhet në një enë me ujë të sapovaluar dhe lihet për 5 minuta.

Çajrat
Nga çaji i përftuar pihet 1 gotë para buke për 10 ditë radhazi.

Përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit


Një tjetër kurë këshillojnë mjekët për të sëmurët, që vuajnë nga gurët në tëmth. Kura e përgatitur nga përzierja e verës së ëmbël me vajin e ullirit është mjaft frutdhënëse për këtë qëllim. Masa e krijuar zihet për 5 minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mëngjes nga 1 gotë. Mjekimi me këtë kurë duhet të vazhdojë për 5 ditë. Jo vetëm vaji i ullirit shërben për kurimin e sëmundjes, por edhe gjethet e tij janë shumë të mira për parandalimin e gurëve. Gjethet e thata të ullirit zihen deri sa nga masa të mbetet 1 litër. Pasi kullohet, hidhet në shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë përdorimit sasia, që do pihet, duhet të jetë e vakët dhe e ëmbëlsuar me mjaltë sipas dëshirës. Pihen 2 filxhanë kafeje esëll në mëngjes, po aq edhe në mbrëmje para gjumit. Kjo kurë vazhdon deri në 25 ditë. Po të jetë e nevojshme kura mund të vazhdojë sërish pas një periudhe prej 1 muaji.


Bima e pelinit


Edhe bima e pelinit përdoret për kurimin e gurëve në tëmth. Çdo mëngjes merret një majë luge nga pluhuri i kësaj bime dhe tretet në çaj, qumësht apo supë. Kura vazhdon për 20 ditë. Ndërpritet për 10 ditë dhe më pas nis sërish. Është mirë që mjekimi me pluhurin e pelinit të përsëritet 3 herë.


Lëvoret e gorricës


Lëvoret e gorricës ndihmojnë në kurimin e gurëve në tëmth. Është mirë që ato të përzihen me lule ake, fara të gjembgomarit, si dhe fara fshese. Pasi zihen, çaji i përftuar është mirë të pihet në mëngjes esëll dhe në mbrëmje pas buke. Nga ky çaj pihen 2 gota. Gurët në tëmth zakonisht formohen te gratë, veçanërisht në moshat e kaluara. Shkak i formimit të tyre është jeta pa lëvizje, çrregullimet e tretjes së ushqimeve ose shtatëzania. Shenjë e shfaqjes së tyre është rëndimi në anën e djathtë të barkut. Këto dhimbje përhapen në drejtimin lart, si dhe zverdhje në lëkurë. Shpesh shfaqen edhe dhembje të forta në formë kolike. Kjo sëmundje mund të zgjasë për shumë kohë. Me bllokimin e kanalit në fshikëzën e mëlçisë, tëmthi kalon në gjak dhe i sëmuri zverdhet. Megjithatë tëmthi ndihmon në tretjen e ushqimeve. Ai përmban substanca helmuese, prandaj kalimi i tij në gjak është shumë i dëmshëm.